Fjalë Kyçe

Ukrainë: Vdesin 26 persona në aksident ajror – ishin duke kryer një trajnim fluturimi

Ukrainë: Vdesin 26 persona në aksident ajror – ishin duke kryer një trajnim fluturimi

Në një aksidentin ajror në Ukrainë, 26 persona kanë humbur jetën në afërsi të qytetit perendimor Kharkiv.

Brenda aeroplanit ishin 20 kadetë dhe shtatë zyrtarë nga Universiteti i Forcave Ajrore të Kharkivit, të cilët ishin duke kryer një trajnim të fluturimit.

Aksidentit ka arritur t’i mbijetojë vetëm një person.

Në një deklaratë në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar hetim objektiv të menjëhershëm rreth aksidentit.

“Ne kemi humbur kadetët e rinj dhe shërbyesit ushtarakë me përvojë të cilët e kishin jetën përpara, nuk gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen nga kjo humbje” u shpreh presidenti Zelensky.

Zyra e tij njoftoi se ai kishte urdhëruar ndalimin e të gjitha fluturimeve në aeroplanë të ngjashëm derisa të përcaktohet shkaku i rrëzimit.

Hetuesit thonë se po konsiderojnë katër shkaqe të mundshme – një mosfunksionim teknik të avionit, performancë e papërshtatshme ose nga ekuipazhi i fluturimit dhe mirëmbajtje e dobët.

Ministri i Mbrojtjes Andriy Taran u citua të thoshte “aeroplani ka të ngjarë të kapte tokën me krahun e tij” dhe mori flakë pas kësaj.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës tha në një deklaratë se rrëzimi ndodhi pesë minuta pasi komandanti i fluturimit kërkoi të ulej sepse motori i majtë kishte dështuar.

“Sipas gjetjeve paraprake, kadetët nuk kontrolluan drejtpërdrejt aeroplanin – kapiteni i ekuipazhit kreu të gjitha fluturimet,” thuhet në deklaratë.

Po ashtu dyshohet se rrëzimi i aeroplanit është i lidhur me konfliktin në Ukrainën lindore. Chuhuiv është rreth 100 kilometra nga vija e frontit ku forcat qeveritare po luftojnë separatistët pro-rusë.