Fjalë Kyçe

Ukrainës dhe Moldavisë i pranohet statusi i vendit kandidat për BE

Ukrainës dhe Moldavisë i pranohet statusi i vendit kandidat për BE

Ukrainës dhe Moldavisë iu është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian të enjten.

Një gjë të tillë e ka njoftuar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’. Michel e cilësoi një gjë të tillë si moment historik, teksa uroi liderët e të dyja shteteve.

“Sot u shënua një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. E ardhmja është e përbashkët”, shkroi shefi i KE-së.

Në anën tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh mirënjohës ndaj vendimit.