A e dini se ekzistojnë disa ushqime, të cilat ndikojnë në rritjen e humorit? Sipas Agro Web, ekzistojnë disa ushqime që e përmirësojnë humorin, dhe e mundësojnë çlirimin e disa hormoneve të mira në tru, të cilat janë dopamina dhe serotonina.
Tanimë dihet se mungesa e dopaminës dhe serotoninës, shkakton disponim të ulët, depresion apo ankth. Prandaj, është shumë e rëndësishme, që truri të ushqehet me produkte të cilat e nxisin prodhimin e këtyre dy hormoneve. Disa nga këto ushqime, të cilat do t’iu ndihmojnë shumë janë:
Buka me drithëra– buka është e pasur me karbohidrate, që arrijnë shumë shpejt te qelizat e trurit dhe e nxisin prodhimin e serotoninës, mirëpo duhet pasur kujdes me sasinë e konsumuar.
Çokollata– përkatësisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që e “gëzon” trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë, që të ngrenë humorin dhe i trajtojnë simptomat e depresionit.
Spinaqi– përbërësit e spinaqit janë të pasur me hekur, duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut në tru dhe duke e nxitë prodhimin e hormoneve të mira.
Portokalli– është i pasur me vitaminë C dhe folate, që ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.
Peshku– i cili përmban omega tre dhe acide të tjera yndyrore, pwrmirwson humorin duke rritur nivelet e serotoninës.
Tumeriku– ose ndryshe i quajtur shafrani i Indisë, është një nga erëzat më të mira, që përdoren për të përmirësuar disponimin dhe gjendjen shpirtërore.
Arra e kokosit– përmban acide yndyrore dhe omega-3, që arrijnë ta stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.