Nëse dëshironi të arrini moshën 100 vjeç, ekziston një ushqim që nuk duhet neglizhuar asnjëherë.
Një grua e moshuar, e cila sapo ka mbushur 102 vjeç, tha se çelësi i jetës së saj të shëndetshme e të gjatë është marrja e çokollatës në baza ditore, veçanërisht asaj të zezë.
Eunice Modlin nga Indiana e ShBA-ve, tha se konsumon dy copa çokollate të zezë çdo ditë, e cila sipas saj, është arsyeja kryesore pse ajo arriti të jetonte më gjatë se një shekull.
Megjithatë, disa ekspertë thanë se çokollata nuk është i vetmi faktor i jetëgjatësisë së Modlin.
“Ekzistojnë shumë faktorë të tjerë për jetëgjatësinë e saj. Gjenet, dieta e saj në përgjithësi janë ndoshta arsyet kryesore, “tha nutritionistja Vanessa Rissetto për Daily Mail Online.
Edhe pse çokollata e zezë nuk është përgjegjësja e vetme për jetë të gjatë dhe të shëndetshme, një studim nga Kalifornia zbuloi se çokollata e zezëmund të luftojë plakjen.