Fjalë Kyçe

Ushtria e Serbisë me sisteme të reja armatimi

Ushtria e Serbisë me sisteme të reja armatimi

Deri në vitin 2021, Ushtria e Serbisë do të ketë në dispozicion 90 për qind të sistemeve krejtësisht të reja armatimi dhe të pajisjeve ushtarake, shkruan sot gazeta “veçernje novosti”.

Sipas këtij mediumi serb, shumica e këtij arsenali, madje 76 sish, do të jetë prodhim vendor i armatimit, transmeton Koha.net.

Në këtë listë gjendet armatimi i mbrojtjes kundërajrore, armë artilerie, tyta të gjata, municionet, mbrojtja balistike, optika dhe mjete për vëzhgim.