Fjalë Kyçe

Ushtria izraelite thotë se goditi 150 objektiva në sulmin “metro”

Ushtria izraelite thotë se goditi 150 objektiva në sulmin “metro”

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar video të një operacioni brenda natës që synoi shkatërrimin e “një sistemi tuneli nëntokësor” në Gaza i njohur si “metro”.

“Objektivi: Sistemi i tunelit Hamas ‘Metro’ në Gaza. Operacioni: 160 aeroplanë, tanke, artileri dhe njësi këmbësorie përgjatë kufirit”, thuhet në një cicërime në Twitter nga forcat izraelite.

“Ne goditëm 150 objektiva dhe dëmtuam shumë kilometra të rrjetit ‘Metro’ të Hamasit’’, vijon deklarata.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus, ka thënë se sistemi i tunelit është një “rrjet që përdorin operativët e Hamasit në mënyrë që të lëvizin, që të fshihen, për t’u mbuluar”.