Fjalë Kyçe

Vajza 10 vjeçare merr infeksionin e rrezikshëm pas lojës në stallën e derrave

Vajza 10 vjeçare merr infeksionin e rrezikshëm pas lojës në stallën e derrave

Një vajzës 10 vjeçare, i janë infektuar shputat e këmbës pasi që ecte zbathur në stallën e derrave, gjatë kohës sa ishte në pushime.

Një vajzë, identiteti i të cilës mbetet anonim, ka pasur te fryra dhe nxirje në shputën e saj, pasi po luante së bashku me derrat, dhe nuk kishte këpucë veshur.

Mendohet nga doktorët se infektimi është bërë nga rëra që i është ngjitur në lëkurën e shputave të saj.

Doktori në klinikën në New England të SHBA’ve, e diagnostikoi vajzën me infeksion parazitar, që ka ardhur si pasojë e ecjes zbathur në stallë të derrave.

Familja e saj, i thanë mjekëve se ata ishin në pushime në Brazil, dhe vajza e ka marrë aty infeksionin.

Infeksioni që njihet me emrin Tungiasis, shkaktohet nga pleshtat të cilët jetonin në baltën e stallës, që më së shumti haset në vende të zonave të varfra, të zonës së Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Rëra dhe pleshtat e baltës, kanë hyrë brenda në lëkurën e shputave të vajzës.

Pleshtat rriten duke e thithur gjakun, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje të mëdha.

Shërimi i vajzës është bërë përmes operacionit në SHBA, duke e prerë pjesën e infektuar dhe duke i shtuar antibiotikë.