Vajza 14 vjeçare, vdiq kur telefoni i saj që ajo mbante në jastëkun e saj i cili ishte duke u karikuar shpërtheu, disa momente pasi ajo shkoi të flinte, transmeton Gazeta Metro.
Alua Asetkyzy Abzalbek, 14 vjeç, shkoi në shtrat duke dëgjuar muzikë në shtëpinë e saj në Bastobe, Kazakistan.Të nesërmen në mëngjes ajo u gjet e vdekur me baterinë e telefonit që shpërtheu afër kokës.
Pajisja e saj ishte futur në një prizë elektrike, tha policia. Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe vdiq menjëherë.
Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan më vonë se celulari shpërtheu në mëngjes herët pas mbinxehjes që kishte duke u ngarkuar, sipas raporteve lokale.
Vdekja e saj u përshkrua si një ‘aksident tragjik’.Marka e smartphone nuk u bë e ditur.