Fjalë Kyçe

Vajza 16-vjeçare që po mahnit me fjalimin e saj, lë prapa deputetët, gazetarët dhe analistët

Vajza 16-vjeçare që po mahnit me fjalimin e saj, lë prapa deputetët, gazetarët dhe analistët

Një vajzë 16-vjeçare e cila mori pjesë në një audience të pyetjeve në BBC ka lënë të gjithë gojëhapur me qëndrimin e saj të vendosur dhe elokuent lidhur me temën e kaosit të shkaktuar nga Brexit.

Vajza e re arriti të përmblidhte problemin kryesor të Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë më të mprehtë sesa shumica e deputetëve, e gazetarëve dhe e vëzhguesve të marrë së bashku.

Duke folur gjatë një shou debati në Belfast, ajo tha: “David Cameron zhvilloi referendumin, sepse nuk donte të rrezikonte të humbiste 10 ose 15 ulëse në llogari të Ukip.

“Dhe shihni se ku na ka sjellë. Kjo ka ndodhur për shkak se konservatorët po zhvillojnë politikë të ngushtë partiake për çështje që do të jenë ndryshime të mëdha që prekin shumë gjenerata’.

Shikuesit i kanë kërkuar që ajo të bëhet Kryeministre në të ardhmen, duke shtuar se ajo i ka përbledhur problemet në fjalimin e saj më mirë se çdo politikan në dy vitet e fundit.