Fotot e tmershme tregojnë plagët e mëdha të një vajze katërvjeçare e cila u sulmua nga një qen i lagjes.
E vogla Tillie Vasey, tani pesë vjeçare, po luante jashtë me fustanin e saj të preferuar si princeshë me shoqet e saj, kur pitbulli i fqinjit e sulmoi atë mizorisht sikur të ishte një kukull me lecka.
I reja u dërgua me nxitim në spital dhe ka mbetur me plagë të dallueshme, lëndime të rënda në sy dhe një kafkë të thyer.
Mjekët u desh të kryenin një operacion i cilin ngjati nëntë orë në korrik të vitit të kaluar, derisa Tillie ende pritet të kryejë operacione të tjera komplekse.
Duke folur tani nga shtëpia e tyre në Preston në Lancashire të Britanisë së Madhe, nëna e goditur nga pikëllimi, Leanne e cila është 31-vjeçare, thotë: “Kur e pashë Tillin mendova se dikush e kishte pikturuar fytyrën e saj – atëherë nuk mund të lëvizja.
“Sapo u ngrita, nuk dija çfarë të bëja. Ne e thirrëm një ambulancë por nuk mund të prisnim, dhe nxituam atje me makinën tonë”.