Fjalë Kyçe

Vajza e Gani Gecit publikon status gabimisht në faqen e babait

Vajza e Gani Gecit publikon status gabimisht në faqen e babait

Marigona Geci nga LDK, është për herë të parë deputete në Kuvendin e Kosovës, gjatë legjislaturës së shtatë.

Ajo përveç që duhet të kryej punën e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës, ajo e menaxhon edhe faqen e babait të saj, Ganiut.

Në një postim në faqën e Gani Gecit, Marigona ka shkruar se me axhin e saj, Fadilin, ka përfunduar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Për menaxhimin e faqes nga vajza, Gani Geci e kishte pranua edhe në një emision televiziv. Ai kishte thënë se ia dërgon vajzës çdo postim t’ia kontrollojë në mënyrë që të mos bëj gabime drejtshkrimore.