Fjalë Kyçe

Vajza e Ilaz Kodrës thotë disa fjalë kujtimi për babin që nuk e takoi kurrë

Vajza e Ilaz Kodrës thotë disa fjalë kujtimi për babin që nuk e takoi kurrë

Në sheshin e Drenasit është bërë zbulimi i shtatores së heroit Ilaz Kodra, në 20-vjetorin e rënies se tij.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, qendrore e lokale, ish-luftëtarë të UÇK-së e familjarë të Ilaz Kodrës përkujtuan sot veprën dhe sakrificën e tij për liri.

Në emër të familjes, vajza e Ilaz Kodrës, falënderoi të pranishmit dhe rrëfeu disa fjali për kujtimin e babait të cilin nuk e takoi asnjëherë.

“Ata dëshmuan se plumbat mund të ua rrëzojnë trupin por askush nuk mund të bëhet zot i tokës së tyre. Ilaz Kodra u kthye përsëri por në një formë tjetër. Ai u bashkua sot me Fehmiun e Xhevën. Babi tani do të njihet me Kosovën e pasluftës, me lirinë. Për herë të parë njihet edhe me mua. sepse lufta nuk e la të njihej me mua. Populli ynë ka fituar një legjendë, historie sakrifice qe na bënë të kuptojmë çka do të thotë të jesh shqiptar. Tubimi sot është vetëm një shkëndijë e vogël ne flakën e krenarisë në popullin tonë”, tha Krenare Kodra.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se Ilaz Kodra ishte një nga aksionistët e parë të luftës. Ai tha se duhet të punuar që të çojmë amanetin e tij dhe bashkëluftëtarëve në vend.

“Drenas ndjehu krenar me Ilazin, ai ishte këtu çdo ditë të të mbronte e çlironte. Ai nuk përjetësohet vetëm sot me shtatore ai e ka përjetësuar veten 27 vjet më herët. Ishte një nga aksionistët e parë, të armëve të lirisë. Në pak beteja ndodh dhe vriten dy nga komandantet e brigadës, kjo ishte brigada Fehmi Ladrovci, ra Fehmiu me Xhevën dhe ra Ilaz Kodra. Kosova është vend i shenjtë për ne, do ta ruajmë do ta mbrojmë e çojmë përpara me mençuri sepse ky edhe është amaneti i heronjve si Ilazi”, tha Veseli.

Për luftën e Ilaz Kodrës ndaj forcave serbe foli kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

“Para fillimit të luftës frontale Ilazi mori pjesë në beteja duke sulmuar forcat serbe bashkë me luftëtarë. Mori pjesë në beteja të njohura. Ilazi mori pjesë edhe në betejën e Rezallës së Re, ku forcat serbe për dy ditë rreth u kthyen keq dhe shkuan me turp. Ilaz Kodra ishte pjesë e shumë aksioneve nga viti 1992. Brigada 114 shquhej jo vetëm për beteja si brigadë heroike por edhe për mbrojtje të popullatës civile”, tha Lladrovci.