Vaçe Zela do të festonte 80 vjetorin e saj të lindjes po të ishte në mes nesh të dielën që lamë pas, në 7 prill.
Soiree e Jonida Shehut e kësaj të mërkure ishte e gjitha dedikuar artistes së madhe të skenës shqiptare, ku familjarë dhe miq të Vaçes qenë mbledhur për ta përkujtuar.
Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe ajo e sëmundjes që e preku në vitet e fundit të jetës.
Vajza e saj e vetme, Irma Rodiqi ka ndarë me ne periudhën pasi Vaçja doli në pension në moshën 45 vjeçare… e si rrjedhojë la dhe skenën.
“Ishin rregullat e tilla. Nëse mbushje 45 vjeçe të nxirrnin në pension. Pak rëndësi kishte kush ishe. Nuk bënë asnjë përjashtim për mamin. Dhe ajo ka qenë dita kur mami u sëmur. Fillimi i kalvarit të sëmundjes së saj nisi me atë vendim që u mor”, – tregoi Irma.
“Kënga ishte jeta e saj. Kur nuk ke mundësi më… e ka vuajtur shumë!”, – përfundoi vajza e Vaçes.