Një vajzë 18-vjeçare mjeshtre e make-up-it u gjet e vdekur në krevatin e saj pasi kishte kaluar një natë duke konsumuar vodkë dhe kokainë me të dashurën e saj të re me të cilën u njoh në Tinder.
Jenna Davison, 18-vjeçaree, ishte dëgjuar duke ‘kënduar dhe luajtur’ në dhomën e saj të gjumit në Bridgend në Britani të Madhe në orët e vona me të dashurën e saj Melissa Nottingham, thuhet në raportin e policisë në Pontypridd.
Kur Nottingham u zgjua ditën tjetër, ajo i dha të dashurës së re një puthje në buzë por vuri re se ato ishin të ftohta dhe kishin marrë ngjyrë blu.
Dyshohet se shkaktar i vdekjes është përdorimi i tepruar i drogës dhe alkoolit. /Gazeta Alo/