Një vajzë 16 vjeçare ia thirri policinë babait të saj, pasi ia mori telefonin asaj si dënim për t’ia vendosur fjalëkalim, thonë zyrtarët e Ohajos.
Pamjet e kamerave të trupit tregojnë momentin kur oficerët iu përgjigjën thirrjes në 911 të bërë nga adoleshentja, e cili u tha dispeçerëve: ‘Babai im mori telefonin tim, që është pronë e imja dhe kushton 800 dollarë e që nuk i përket atij. Ai nuk e bleu atë. ‘
Lejtnant James Wilson i Departamentit të Policisë së Euklidit Jugor tha se oficerët e trajtuan rastin si një mundësi për mësimdhënie, duke u thënë: ‘Sigurisht nëse do të ishim të zënë, do të shtyhej në turnin tjetët, por ne ende kemi detyrim për t’u përgjigjur’.
Babai, Anthony Robertson dhe vajza e tij ishin të dy të ulur jashtë shtëpisë kur oficerët arritën të shtunën pasdite.
Adoleshentja, emri i të cilës nuk është publikuarr për shkak se ajo është e mitur, mund të dëgjohet duke thënë: ‘Dua telefonin tim.’
Më pas Robertson shpjegon: “Kam marrë telefonin e saj, sepse ajo është e mitur, dhe nuk dua që ajo ta ketë atë.
“Unë nuk mund ta inspektoj atë, sepse telefoni është i mbyllur, kështu që unë e mora atë.”