Fjalë Kyçe

Vajza përjashtohet nga shkolla pasi mbante vath, prindi jep arsyet pse nuk mund ta heqë nga veshi

Vajza përjashtohet nga shkolla pasi mbante vath, prindi jep arsyet pse nuk mund ta heqë nga veshi

Një adoleshente është përjashtuar nga shkolla dhe tani ndodhet në shtëpi pasi kishte vendosur një vath të vogël transparent në vesh. Babai i saj pretendon se ky vath ndalon përhapjen migrenës te vajza.

Bobbiemay Smith, 14-vjeçare, nga Leeds, West Yorkshire, në Britaninë e Madhe i është thënë nga mësimdhënësit se ajo nuk mund të kthehet në mësim të rregullt derisa të hiqet vathi.

Babai i saj, Geoff Smith, 49-vjeçar, thotë se vëthi është thelbësor për shëndetin e vajzës dhe se Bobbiemay nuk ka pasur migrenë që nga vënia e bizhuterisë pesë javë më parë.

Të ashtuquajturat bizhuteritë Daith krijojnë një vrimë të vogël në pjesën më të brendshme të kërcit të veshit duke luajtur kështu rolin e akupunkturës.

Është dëshmuar se disa vëth të veshit stimulojnë nervat nën lëkurën dhe indet e muskujve, duke prodhuar kështu substanca lehtësuese dhimbjeje, të tilla si endorfina.

Megjithëse kjo praktikë nuk është e njohur ndërkombëtarisht nga profesionistët mjekësorë, z. Smith tha se ajo ka funksionuar te vajza e tij.

Z. Smith tha se kjo bizhuteri nuk është një tendencë e modës dhe se ai bleu një vëth të vogël dhe më të padukshëm për të shmangur atë që ishte rregull në shkollë.

Zyrtarët e shkollës në Leeds ku Bobbiemay është nxënëse, thotë se ajo mund të kthehet në shkollë vetëm nëse e heq vathin.

“Ajo që shkolla është duke thënë është absolutisht qesharake’, tha babai i saj.

‘Është e tmerrshme që shkolla ta privojë fëmijën nga edukimi për diçka kaq të vogël.

“Ne u provuam çdo gjë për të ndaluar migrenën e Bobbiemay-së – por ajo kishte dhimbje të tmerrshme dhe agonia e saj zgjaste gati një javë.

“Por ajo nuk ka pasur probleme të tilla që prej vendosjes së vëthëve pesë javë më parë. Bizhuteria po funksionon, kështu që tani vajza po ia del. ‘

‘Bobbiemay po shkonte shumë mirë në atë shkollë, kështu që ajo që unë dua është që ajo të kthehet atje.

“Asaj tani po i mungon shumë shkolla dhe kjo mendoj nuk është e drejtë. Ajo është një fëmijë inteligjent dhe shkolla nuk ka pasur ndonjë problem tjetër me të deri më tani.

“Unë do të protestoj kundër vendimit të tyre.”

Z. Smith pohon se atij i është thënë nga një mësues se vëthi është ‘i papërshtatshëm’.

Ata thanë se Bobbiemay mund të kthehej në shkollë me vëth, nëse e izolon që mos duket nga studentët e tjerë.

Ai shtoi se u ka kërkuar mësuesve detyrat, kështu që Bobbiemay mund të studiojë në shtëpi, por i është se kjo nuk lejohet.

Në politikën uniforme të shkollës, thuhet se ‘NUK lejohen’ bizhuteri të dukshme në fytyrë, gjuhë dhe pjesë të tjera të trupit. Po ashtu nuk lejohen as sende të tjera a stoli si p.sh. unaza.

‘Mbulimi me fllaster nuk është i pranueshëm’.

Sende të tjera që nuk lejohen përfshin buzëkuqin e tepruar, qerpikët e rremë dhe çorapet me ngjyrë.

Një zëdhënës i Akademisë ‘Cockburn John Charles’ tha: ‘Do të dëshironim të bëjmë të qartë se Bobbiemay Smith nuk është përjashtuar nga akademia.

“Ajo është e mirëpritur mbrapa në çdo kohë, për aq kohë sa vëthi të jetë hequr. Nxënësit dhe prindërit janë të vetëdijshëm për politikën tonë të qartë dhe uniforme e cila zbatohet vazhdimisht.

‘Në këtë rast të veçantë, nuk janë ofruar dëshmi mjekësore ose shënim i mjekut përktës për të sugjeruar rrethanat e jashtëzakonshme.

“Në çdo kohë, fokusi ynë është në mirëqenia e Bobbiemay dhe interesi më i mirë për të. Ne shpresojmë ta shohim atë të kthehet në akademi sa më shpejt që të jetë e mundur”. |Gazeta Alo