Një vajzë e re e cila humbi mbi 60 kilogramë peshë të tepër ka fituar çmimin kombëtar të hollimit. Ajo po provon tash që përvojën e saj t’ua transmetojë të tjerëve.
Lucie Hadley, 21 vjeçare, nga Peterborough në Britaninë e Madhe, luftoi me peshën e saj që nga fëmijëria dhe shpesh tallej nga miket në shkollë dhe për këtë arsye ishte detyruar të ndërronte klasat disa herë.
Kur filloi transformimin e trupit të saj, Lucie kishte gjerësinë e belit 167 cm dhe peshonte rreth 120 kg dhe vishte rroba të mëdha.
Pas humbjes përgjysmë të peshës, Lucie tani peshon më pak se 60 kilogramë dhe ka një bel për t’ia pasur zili.
Tani, Lucie ka fituar titullin si vajza më e hollë në botë për vitin 2019 dhe është e mbushur me vetëbesim.