Fjalë Kyçe

Vajza që fle 70 ditë pa u zgjuar

Vajza që fle 70 ditë pa u zgjuar

Ndoshta bukuroshet që flenë për një kohë të gjatë i keni parë në filma, por ja që ka edhe në realitet.

Vajza 17-vjeçare nga Kolumbia është diagnostikuar me një sëmundje që e detyron të rrijë e pandërgjegjshme për javë të tëra. Sharik Tovar vuan nga sindroma Kleine-Levin, një sëmundje e rrallë neurologjike që shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë dhe kuptojnë qartë.

Ajo që dihet është se pacientët që e kanë mund të flenë për periudha të gjata dhe të përjetojnë humbje të herëpashershme kujtese, transmeton Lajmi.net. Periudha më e gjatë që Sharik e ka kaluar në gjumë ka qenë 70 ditë rresht dhe kur u zgjua kishte harruar përkohësisht fytyrën e së ëmës.

Adoleshentja i shfaqi për herë të parë shenjat e sëmundjes kur ishte vetëm dy vjeç. Gjatë ditëve që ajo i kalon në gjumë, nëna e saj i jep ushqim të lëngshëm herë pas herë në mënyrë që të qëndrojë e shëndetshme.

Gjatë kohës që janë zgjuar, të sëmurët me këtë sindromë janë kryesisht në shëndet të mirë. Kjo sëmundje prek 1-5 njerëz në 1 milionë, ndërsa deri më tani në regjistrat mjekësorë janë raportuar vetëm 500 raste.