Fjalë Kyçe

Vaksina antiCOVID e Novavax 90 për qind efikase

Vaksina antiCOVID e Novavax 90 për qind efikase

Vaksina antiCOVID e Novavax ka dal efikase afro 90 për qind në parandalimin e COVID-19, në testimet e shkallës më të lartë në SHBA e Meksikë, raporton agjencia AP.

Kompania ka thënë se efikasiteti ka qenë 90 për qind bazuar në të dhënat fillestare dhe është treguar se vaksina është e sigurt.

Vaksina e Novavaxit është e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar dhe pritet të luajë rol të rëndësishëm në furnizime me vaksina në shtetet në zhvillim.

Kompania ka thënë se planifikon të kërkojë autorizim për vaksinën në SHBA, Evropë dhe shtetet tjera nëpër botë deri në fund të shtatorit dhe do të jetë në gjendje të prodhojë rreth 100 milionë doza në muaj deri atëherë.