Kompania Johnson & Johnson ka deklaruar se vaksina e saj me një dozë të vetme ka mbrojtje kundër variantit Delta, si dhe llojeve të tjerë të kovidit.
Sipas të dhënave të fundit të kompanisë, kohëzgjatja e përgjigjes imune të personave të vaksinuar zgjat të paktën tetë muaj dhe vaksina është 85% efektive. Të vaksinuarit prodhojnë antitrupa neutralizues ndaj të gjitha varianteve të kovidit, përfshirë Delta-n.
Prandaj, një dozë përforcuese është e panevojshme, të paktën për momentin. Vaksina është më efektive kundër variantit “Delta” sesa kundër variantit afrikan.
Kompania ka thënë se antitrupat e prodhuar nga vaksina e saj rriten me kalimin e kohës. Kjo vaksinë u prodhua më vonë se vaksinat e tjera, teksa nuk ka shumë informacione si funksionin ajo në botën reale dhe jo në kushtet laboratorike.