Fjalë Kyçe

Varianti Delta tani mbizotërues në të gjithë botën – nxit rritjen e vdekjeve në SHBA, deklarata e zyrtarëve amerikanë

Varianti Delta tani mbizotërues në të gjithë botën – nxit rritjen e vdekjeve në SHBA, deklarata e zyrtarëve amerikanë

Varianti Delta i COVID-19 është tani varianti dominues në të gjithë botën dhe po sjell një rritje të vdekjeve rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pothuajse tërësisht midis njerëzve të pa-vaksinuar, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, rastet me COVID-19 janë rritur për 70 për qind gjatë javës së kaluar dhe vdekjet janë rritur me 26 për qind, derisa shumica e rritjes ndodhi në qarqe me nivele nën mesatare të vaksinimit, tha Drejtoresha e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky gjatë një konference shtypi.

“Kjo po bëhet një pandemi e të pa-vaksinuarve”, tha ajo.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e Worldometer, SHBA-ja ka regjistruar deri më tani 34.8 milionë raste me coronavirus, derisa numri i viktimave u rrit në 624 mijë.