Sot rreth orës 17:00 është varrosur afaristi Qerim Çoçaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti tragjik që u zhvillua dje në qytetin e Gjilanit.
Kujtojmë se dje rreth orës 14:05 një kamion i dalë jashtë kontrollit ka goditur disa vetura, kështu duke vrarë një person dhe duke lënduar 27 të tjerë.
Gjatë natës së mbrëmshme qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj para furrës “Qerimi” në Gjilan për ta nderuar viktimën si dhe familjarët e tij.