Sot është varrosur ish-luftëtari Halim Tolaj.
Komuna e Deçanit bashkë me OVL të UÇK-së organizuan mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Tolajt.
Varrimi i të ndjerit u bë në ora 13:00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Deçan.
Tolaj u varros me nderime të larta shtetrore.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ishte i pranishëm në këtë varrim.
“Burrë i rrallë, që qëndroi i paluhatur në parimet shqiptare dhe jetën e vuri në shërbim të vendit e të lirisë. Pusho i qetë, bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj” , ka thënë Haradinaj.