Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se në shtegun e Liqenatit, në bjeshkët e Nemuna të Rugovës, kemi shpërndarje të vatrave të zjarrit përgjatë shtegut.
SHKSHMK kërkon që të evitohet ky shteg deri në shuarjen e zjarreve.
“Të nderuar bjeshkatarë, ju njoftojmë se në shtegun e Liqenatit, në bjeshkët e Nemuna të Rugovës, kemi shpërndarje të vatrave të zjarrit përgjatë shtegut!
Andaj luteni ta evitoni këtë shteg për një kohë të pacaktuar, deri në shuarjen e zjarreve! Kjo situatë do të vazhdojë deri në lajmërimin e radhës!”, thuhet në njoftim.