Policia ka bërë të ditur se janë duke vazhduar aktivitetet e tyre me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë hasur në disa parregullsi.
Drejtoria rajonale e policisë, Patrullat e trafikut rajonal në Gjilan në implementim të planit operativ, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik gjatë periudhës kohore 21/23-01.2022, kanë gjet pa rregullësi në komunikacion si dhe në mos zbatimin e masave anti-covid-19.
Ku për shkeljet dhe veprimet ndaj shkelësve te ligjit janë ndërmarr këto masa ligjore:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar:134
Mos respektimi i këmbësorëve: 1
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer:3
Rripi i sigurisë: 21
Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit:1
Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit:6
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore: 3
Mosrespektim i urdhrit të policit: 3
Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues:6
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 3
Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit:11
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor:113
Total: 305 gjoba