E shtuna e 14-të rradhazi e gjen Serbinë me protesta.
Edhe sonte, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq, raporton lajmi.net.
“Një në pesë milion”, është motoja e këtyre protestave në të cilat janë shpalosur të gjitha gënjeshtrat e presidentit serb Vuçiq.
Gjatë natës së sotme protestuesit kanë akuzuar presidentin serb se e ka prishur rendin e sundimit të ligjit.
Madje ata kanë shfaqur pankarta ku ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin e kanë portretizuar si heroi në filmin “Rambo”.
Kujtojmë se në këto tubime shpeshë herë është përmendur edhe Kosova.
Në shumicën e protestave të mbajtura është kërkuar edhe zbardhja e vrasjes së Ivanoviqit.