Fjalë Kyçe

Vazhdojnë skandalet me vetura zyrtare, herën e fundit kapen ‘mat’ në Vushtrri

Vazhdojnë skandalet me vetura zyrtare, herën e fundit kapen ‘mat’ në Vushtrri

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk po ndalet.

Edhe sot, ditë pushimi për institucionet e vendit, veturat zyrtare po keqpërdorën.

Siç shihet në këtë fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline, vetura zyrtare me targa 02Z-02-21 është parë duke qarkulluar në Magjistralen Vushtrri-Prishtinë.

Kjo veturë po keqpërdorët në orët e mbrëmjes dhe në një ditë kur është pushim për këtë institucion.

Për keqpërdorim të veturës zyrtare, dje Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Shukri Maxhunin.