Fjalë Kyçe

Vazhdon beteja, sinjalizuesja e Facebook dëshmon para parlamentit britanik

Vazhdon beteja, sinjalizuesja e Facebook dëshmon para parlamentit britanik

Denoncuesja dhe kritikuesja e Mark Zuckerberg do të dëshmojë para deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar për ligjin e sigurisë në internet.

Sinjalizuesja e Facebook do të dëshmojë para deputetëvë të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me shqyrtimin e ligjit për sigurinë në internet, ndërkohë që janë shtuar thirrjet për rritje të kontrollit dhe forcim të fuqisë së ligjit ndaj mediave sociale.

Sipas The Guardian, Frances Haugen ka shkaktuar një krizë të thellë në perandorinë e mediave sociale të Mark Zuckerberg, pasi ajo publikoi dhjetëra mijëra dokumente të brendshme që detajojnë dështimin e kompanisë për të mbajtur përdoruesit e saj të sigurt nga përmbajtjet e dëmshme. Të hënën Haugen, 37 vjeç, do të dëshmojë personalisht në komitetin e përbashkët që shqyrton projektligjin e sigurisë në internet , një pjesë e legjislacionit që i vendos si detyrë kompanive të mediave sociale të mbrojnë përdoruesit, duke i kërcënuar me gjoba të konsiderueshme nëse ata dështojnë.

Haugen tha para seancës se Zuckerberg, themeluesi, shefi ekzekutiv dhe aksioneri kontrollues i Facebook, nuk kishte treguar ndonjë gatishmëri për të mbrojtur publikun nga dëmi që po shkakton kompania e tij.

“Për momentin, Mark Zuckerberg është i papërgjegjshëm. Ai ka të gjithë kontrollin. Ai nuk ka mbikëqyrje dhe nuk ka demonstruar se është i gatshëm të qeverisë kompaninë në nivelin që është i nevojshëm për sigurinë publike”, tha ajo.

Projektligji i sigurisë në internet erdhi në fokus javën e kaluar pas vrasjes së deputetit konservator David Amess. Keir Starmer, lideri laburist, kërkoi sanksione penale për bosët e platformave dixhitale që nuk arrijnë të godasin ekstremizmin, duke bërë që Boris Johnson të premtojë dënime të ashpra për ata që janë përgjegjës për lejimin e depërtimit në internet të këtyre prmbajtjeve./dosja.al