Fjalë Kyçe

Vdes 22 vjeçari në Vushtrri pas djegies me gjenerator

Vdes 22 vjeçari në Vushtrri pas djegies me gjenerator

Një 22 vjeçar në Vushtrri ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve që kishe pësuar para një jave në vendin e tij të punës, në një kafene në Vushtrri.

KALLXO.com me vesh se viktima E.H, duke e mbushur me derivate gjeneratorin e kafenesë në të cilën punonte, është djegur, dhe si pasojë e kësaj, ka vdekur sot.

I njëjti ishte dërguar në Turqi për shërim.

Për vdekjen e 22 vjeçarit kanë reagur zryrtarët e Komunës së Vushtrrisë.

“Ishte djalë vushtrrias me karakter e vyrtyte të larta. E nderuara familje,lutem që Zoti të ju jap forcën e durimin që të kaloni dhimbjen tuaj.Ngushëllime”, ka shkruar kryetarit i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, përmes një postimi në facebook ka shpehur ngushëllime për familjen e 22 vjeçarit.

“Ishte një djalë shembull në qytetin tonë, i cili me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë që secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes”, ka shkurar Muzaqi.