Fjalë Kyçe

Vdes aktori i njohur Chadwick Boseman

Vdes aktori i njohur Chadwick Boseman

Aktori i njohur amerikan Chadwick Boseman, ka vdekur në moshën 43 vjeçare të premten, pas përballjes me sëmundjen e kancerit.

Boseman ishte i njohur për rolet e tij si Jackie Robinson dhe James Brown, para se të arrijë një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në rolin e Black Panther, si pjesë e filmave të kompanisë kinematografike Marvel.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të premten, pranë familjes së tij. Boseman ishte diagnostikuar me kancer të kolonit (zorrës së trashë) 4 vite më parë.

Aktorë, muzikantë, atletë e yje të Hollywoodit kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Boseman përmes shumë postimeve në rrjete sociale.

Edhe kandidati presidencial për president të SHBA-së, Joe Biden, tha se Boseman ka inspiruar gjenerata dhe ka vërtetuar se ata mund të bëhen çkado që duan-madje edhe super-heronjë.