Ish-aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Syl Kuqi ka vdekur sot.
Kariera e tij ndërlidhet me me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.
Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë. Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik. Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftim.