Fjalë Kyçe

Vdes fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, John Hume

Vdes fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, John Hume

John Hume, ish-politikan dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe për mbylljen e konfliktit në Irlandën Veriore, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Ai vdiq në orët e hershme të së hënës në një shtëpi të kujdesit në Londonderry, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Hume ishte një nga politikanët me profilin më të lartë në Irlandën Veriore për më shumë se tridhjetë vjet dhe ndikoi në krijimin e rrethanave për t’u dhënë fund përleshjeve në këtë shtet.

Ish-mësuesi për herë të parë fitoi famë gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile në vitin 1968. Ai ishte një nga themeluesit e  Partisë Socialdemokrate dhe Laburiste në Irlandën Veriore në vitin 1970.

Hume u bë kryetar i kësaj partie më 1979 dhe hoqi dorë nga ky post në nëntor të vitit 2001.