Inteligjenca e SHBA-ve thuhet të ketë marrë informacion se djali i Osama bin Laden dhe trashëgimtari i mundshëm i perandorisë së tij terroriste, Hamza bin Laden, ka vdekur.
Është ende e paqartë nëse SHBA luajti një rol në vdekjen e Hamzës apo nëse vdekja ishte konfirmuar, sipas NBC News, i cili raportoi të mërkurën duke cituar tre zyrtarë të SHBA-ve, transmeton lajmi.net.
Në mars, Departamenti i Shtetit dha një çmim prej 1 milion dollarë për informacione që çuan në kapjen e Hamzës.
Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga mediet ndërkombëtare.