Fjalë Kyçe

Vdes në aksident ajror zyrtari i lartë izraelit, dëshmoi kundër Netanyahut

Vdes në aksident ajror zyrtari i lartë izraelit, dëshmoi kundër Netanyahut

Një aksident ajror ndodhi mbrëmjen e djeshme në ishullin Samos në Greqi, ku një avion i vogël Cesna ra në det teksa po fluturonte nga Izraeli.

Haim Geron ishte me bashkëshorten e tij Esti teksa po fluturonin nga Tel Avivi në Samos, por për shkaqe ende të paqarta avioni ra në det duke shkaktuar vdekjen e të dyve.

Mediat izraelite raportojnë se Geron, një ish-zyrtar i rendësishëm në Ministrinë e Telekomunikacionit të qeverisë së Netanyahut, ishte dëshmitar në gjyqin ndaj kryeminsitrit kur u gjykua për korrupsion, raporton abcnews.al.

Kaq ka mjaftuar që gjithçka mbi këtë aksident të mbulohet nga hije të rënda dyshimi mbi shkaqet e përplasjes së avionit në det.

Disa minuta pas aksidentit, rojet bregdetare greke kryen kërkime në zonë duke nxjerrë prej detit trupat e Geron dhe bashkëshortes së tij./abcnews.al