Fjalë Kyçe

Vdes në moshën 78-vjeçare aktori i famshëm

Vdes në moshën 78-vjeçare aktori i famshëm

Art LaFleur, aktori i famshëm për interpretimin e legjendës së bejzbollit Babe Ruth në filmin “The Sandlot”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e dha bashkëshortja e tij, Shelley LaFleur, me anë të një postimi në Facebook.

Aktori, i cili ka interpretuar edhe në filmin e famshëm “Field Of Dreams”, kishte 10 vite që vuante nga Parkinsoni.

Ndërsa në karrierën televizive spikasin rolet e tij në serialet “The A-Team”, “Baywatch”, “Coach”, “Doogie Howser” apo “The Mentalist”.