Fjalë Kyçe

Vdes një 30 vjeçar në Shtime, u godit nga vetura

Vdes një 30 vjeçar në Shtime, u godit nga vetura

Në një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 në rrugën “Ismail Qemajli” në Shtime, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues me targa lokale, E.Q. ( m/sh/k 35 vjeç), godet biçiklistin F.I. (m/sh/k 30 vjeç) , me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore. I lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.