Fjalë Kyçe

Vdes një person në Hotelin ‘Emerald’ në Prishtinë

Vdes një person në Hotelin ‘Emerald’ në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Hotelin ‘Emerald’ në Prishtinë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus, sipas burimeve të saja merr vesh se një shtetas austriak është gjetur i vdekur në një dhomë të këtij hoteli ku ishte duke qëndruar, shkruan FaktePlus.

Po sipas këtyre burimeve, vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor, derisa me rastin janë duke u marrë Policia.

Vdekja e shtetasit austriak sipas burimeve të FaktePlus, ka ardhur nga përdorimi i preparateve.