Një punëtor ka vdekur të shtunën rreth orës 11:45 në fshatin Levoshë të Pejës, pasi është rrëzuar nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, vdekjen e punëtorit e ka konstatuar ekipi mjekësor, por siç tha ai ende nuk dihet nëse vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymë.
“Policia është informuar se një punëtor ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike dhe ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.