Alisa Tepikina i buzëqeshi për herë të parë dhe të fundit vajzës së saj të porsalindur, pasi vdiq pak çaste më vonë nga dhimbjet e forta të barkut.
Çështja e rëndë është duke u hetuar nga autoritetet ruse dhe nëse mjekët shpallen fajtorë do të dënohen me burg.
Svetlana Malyukova, nëna e Alisas, tha për gazetën ruse “Komsomolskaya Pravda”: Unë shpresoj se do të arrijmë të faktojmë fajin e mjekëve dhe do bëjmë të pamundurën që ata të marrin dënimin e merituar.
Ngjarja tragjike ndodhi pasi gjinekologu që asistoi në sallën e operacionit ku lindi Alisa Tepikina tërheqi dhunshëm kordonin e kërthizës, kanë dëshmuar prindërit e viktimës.
Babai i Alisas, Dmitri Malyukov, tha: Vajza ime po vuante, ajo po bërtiste sepse kishte dhimbje të forta, por mjeku nuk i kushtoi vëmendje. Të bërtiturat e vajzës sime janë dëgjuar në të gjithë spitalin. Mjeku kanë vepruar sikur të ishte në Mesjetë.
Pas veprimit të mjekut, nëna e re ka patur gjakderdhje të shumtë dhe ra në koma. Më pas ajo pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë.
Edhe pse spitali vuri në dispozicion një helikopter për ta dërguar Alisa Tepikinan në një spital të specializuar, por ishte tepër vonë, pasi kishte ndërruar jetë. Mjekët kryen dhe një operacion duke bërë një përpjekje të fundit për ti shpëtuar jetën Alisa Tepikina, por pa sukses.
Prindërit e saj treguan se plaçenta e Alisës u shqye së bashku me mitrën. Menjëherë pas lindjes, burri i Alisas, Nikolai Tepikin, 22 vjeç, e dërgoi vogëlushen në një spital tjetër sepse vajza kishte një dëmtim të vogël të qafës. Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë po vazhdojnë.