Fjalë Kyçe

Vdes personi i parë i diagnostikuar me autizëm

Vdes personi i parë i diagnostikuar me autizëm

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Donald Triplett, pacienti i parë i diagnostikuar me autizëm, duke lënë një kontribut të paparë në shkencën mjekësore dhe njerëzimin.

Rasti i tij, i një fëmije me sjellje të çuditshme dhe vështirësi emocionale çoi në diagnozën e parë të autizmit në botë.

Pacienti zero, i lindur në Forest, një qytet i vogël në Misisipi ku qëndroi gjithë jetën, u analizua në Spitalin Johns Hopkins në Baltimore në raportin e vitit 1943 të titulluar ‘Çrregullimet autike në kontaktet afektive’, i cili mbetet një moment historik dhe një gur themeli në identifikimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit.

Por teksti i parë për diagnozën e sëmundjes ishte letra shumë e detajuar prej 22 faqesh e dërguar në spital nga prindërit e Triplett, të cilët përshkruanin në mënyrë të përpiktë dhe të mprehtë qëndrimet, sjelljet dhe çuditë e Donaldit të vogël.

Don punoi për 65 vjet në Forest bank dhe kujtohet me shumë dashuri nga të gjithë kolegët e tij dhe administratori i bankës: “Doni ishte një individ unik, jashtëzakonisht i pavarur, gjithmonë interesant, ai luante golf, udhëtonte shpesh në vende ekzotike. Ishte unik”.

Për Triplett janë shkruar libra dhe produkte dokumentare të shumta.