Fjalë Kyçe

Vdiq ish-kryetari i Klinës, Prenk Gjetaj Prenk Gjetaj

Vdiq ish-kryetari i Klinës, Prenk Gjetaj Prenk Gjetaj

Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj, njëherësh edhe ish-kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur.

Lajmi është bërë i dituar nga kryetari aktual, Zenun Elezaj, përmes një njoftimi në Facebook. Elezaj, ka njoftuar se të dielën në Komunën e Klinës do të mbahet një mbledhje përkujtimore në kujtim për të.

Ndërkaq për vdekjen e tij ka shkuar edhe Kushtrim Gara nga Komisioni për Personat e Zhdukur. Ai lajmin për humbjen e tij e ka quajtur të dhimbshëm duke thënë se ishte një njeri me përgatitje të lartë kombëtare dhe një zemër të madhe. Gara ka thënë se shembulli i tij është një udhërrëfyes që duhet ndjekur nga secili.