Një person ka vdekur të enjten si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Jezerc të Ferizajt, përkatësisht te vendi i quajtur “Reka e vogël”.
Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, i ka thënë KOHËS se viktima ka qenë duke e drejtuar një kamion transportues.
Vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para thuhet se dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezerc dhe me të arritur te vendi i quajtur “Reka e vogël”, në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrokullisur poshtë rrugës disa metra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.