Fjalë Kyçe

Vendimi i pazakontë i qytetit të Nju Jorkut, ja ku do të varrosen personat që vdesin nga koronavirusi

Vendimi i pazakontë i qytetit të Nju Jorkut, ja ku do të varrosen personat që vdesin nga koronavirusi

Një ligjvënës i qytetit të New York-ut thotë se vendi do të mund të detyrohet të varrosë përkohësisht personat që vdiqën nga Covid-19 në parqet e gjithë qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mark Levine tha se së shpejti do të fillojnë me ndërhyrjen e përkohshme.

“Kemi menduar t’i varrosim viktimat në ndonjë park të qytetit të New York-ut”, tha ai.

“Do të bëhet në mënyrë dinjitoze, të rregullt dhe të përkohshme”, shkroi Levine në Twitter.

“Qëllimi është të shmangim skena si ato në Itali, ku ushtria u detyrua të mbledhë trupa nga kishat dhe madje edhe jashtë rrugëve”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se kjo është emergjencë për qytetin e New York-ut, mirëpo nëse “shkalla e vdekjes bie, atëherë nuk do të jetë e nevojshme”, ka thënë ndër tjerash Levine. /Telegrafi/