Vendosja e një maske zvogëlon në mënyrë dramatike rrezikun e infektimit me koronavirusin e ri, kanë bërë me dije shkencëtarët.
Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë Davis Spitali i Fëmijëve ka zbuluar se mbulimi i hundës dhe gojës uli rrezikun e infektimit me COVID-19 për 65 për qind, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Më parë, studiuesit besonin se vendosja me maskë ishte e dobishme vetëm për të parandaluar transmetimin e virusit tek të tjerët.
Por, siç kanë konstatuar shumë studime, maska jo vetëm që ndalon një person të infektuar ta transmetojë virusin, por gjithashtu mbron njerëzit e shëndetshëm nga vetë virusi korona.
“Të gjithë duhet të vendosin maskë”, tha Dr Dean Blumberg, shefi i sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve UC Davis.