Fjalë Kyçe

Ventiluesi shpërthen në flakë në repartin e koronavirusit teksa stafi nxiton të shpëtojë pacientët (video)

Ventiluesi shpërthen në flakë në repartin e koronavirusit teksa stafi nxiton të shpëtojë pacientët (video)

Në disa pamje dramatike të kamerave të sigurisë tregohet momenti kur mjekët e repartit të kujdesit intensiv te koronavirusit lëshohen në veprim për të larguar pacientët pasi një prej ventilatorëve të frymëmarrjes shpërthen në flakë.

Gjërat mund të kishin përfunduar në tragjedi kur makineria mori flakë në spitalin e Vadodara, në perëndim të Indisë. Por mjekët e shpejtë arritën të largojnë pacientët dhe nga zjarri nuk u plagos asnjë.

Në video shihet që mjekët rrethojnë pacientin që është më pranë flakëve dhe e shtyjnë atë drejt daljes. Sapo ata largohen një tym i frikshëm nis të dalë nga makineria.

Pasi shpëtohen tre pacientët nga mjekët, i katërti ngrihet vetë në këmbë dhe vendos maskën, teksa të tjerët i bëjnë me shenjë të dalë.