Fjalë Kyçe

“Vera Andrron Detin” fiton grantin kryesor në Festivalin e Filmit ‘Arras’

“Vera Andrron Detin” fiton grantin kryesor në Festivalin e Filmit ‘Arras’

Filmi kosovar, “Vera Andrron Detin” i Kaltrina Krasniqit, ka arritur të fitojë një grant kryesor në Festivain e Filmit “Arras”.

Kjo u bë e ditur në rrjete sociale, ndërsa Festivali i Filmit Arras është një festival kushtuar kinemave në Francë dhe Evropë.

Edicioni i 10-të i këtij festivali, i prezantuar nga Charles Tesson, Dennis Ruh dhe Dominique Welinski, shpërndau grante për mbështetje zhvillimore për dy filma artistikë.

Granti kryesor (7,500 euro dhënë nga Festivali i Filmit Arras) shkoi për Bleach nga kineastja e njohur kosovare, Kaltrina Krasniqi.

Personazhi kryesor i Bleach është 50-vjeçarja Fatime, një punëtore shtëpiake nga rrethina e Prishtinës, nënë e dy fëmijëve dhe gruaja e Avdiut, një shofer i kamionit. Fatimja duhet theksuar se kishte punuar në të kaluarën si pastruese, e vazhdon atë profesion edhe në të ardhmen në një kompani pastrimi në qytet.

Regjisorja shqiptare këtë kohë ka korrë suksese të mëdha me filmin “Vera Andrron detin”.

I njëjti ditë më parë fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.