Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për nder të 8 Marsit, ka pritu në takim ish ushtaret e UÇK-së si dhe policet e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Sipas Veselit, asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Sot kisha nderin e veçantë t’i takoj bashkëluftëtaret e mia, ish ushtaret e UÇK-së, si dhe policet e Kosovës, për t’i uruar për 8 marsin. Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave të saj. Dhe, sot ato janë krenaria jonë kudo në botë ku flitet e dëgjohet emri i atdheut tonë./Gazeta Alo/