Fjalë Kyçe

Veseli garanton se në Kosovë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive

Veseli garanton se në Kosovë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar për media pas pranimit të platformës për dialog nga ekipi negociator.

Veseli, ka thënë se kjo platformë nënkupton sovranitet dhe integritet të plotë të shtetin tonë, duke shtuar se kjo platformë garanton se në Kosovë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive, shkruan Gazeta Alo.

“Sot delegacioni shtetëror ka dorëzuar platformën për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kjo është baza e cila do t’i propozohet Kuvendit e cila nënkupton sovranitet dhe integritet të plotë ët shtetit tonë, dhe garanton që nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive dhe garanton përgjegjësitë tona. Është një bazë e mirë të cilën Kuvendi do ta shqyrton në afatin sa më të shpejtë duke i respektuar të gjitha procedurat”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, viti 2019 është viti kur Kosova do të anëtarësohet në OKB.

“Viti 2019 është vitti kur Kosova do të anëtarësohet ën OKB, është viti i rrugës së hapjes së Kosova pas Maqedonisë që Kosova të jetë anëtare në NATO, është viti liberalizimit të vizave dhe rrugëtimi i Kosovës në familjen e madhe të BE-së”, ka thënë ai.

“Ne do të miratojmë këtë platformë e cila është garancë e juaja ndërsa vendimmarrjen do ta keni ju vet, pra fjalën finale me referendumin që do të jetë”, ka shtuar Veseli.

Kryetari, Veseli ka ftuar edhe njëherë opozitën që të bëhen bashkëpjesëmarrës në procesin e dialogut.

“E thërras edhe opozitën që të ketë bashkëpjesëmarrje në procesin e dialogut historik i cili e bën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe e anëtarëson Kosovën në OKB”, ka thënë ai./Gazeta Alo/

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli