Fjalë Kyçe

Veseli ka këtë mesazh për grevistët

Pas takimit që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj kishin me përfaqësues të SBAShK-ut, kanë mbajtur një konferencë për media.

Kryeparlamentari Veseli u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve të sektorit publik që vazhdojnë të jenë në grevë, që të ndalojnë atë, dhe ti kthehen kontributit të tyre, shkruan Gazeta Alo.

“Siguroj punëtorët e doganës se statusi i tyre nuk do të preket. I ftoj kolegët e sektorit publik ti kthehen kontributit dhe të ndërtojmë një shtet të fuqishëm. Falënderoj kryeministrin për kontributin e jashtëzakonshëm, pasi nxënësit e studentët do të fillojnë mësimin të hënën”, ka thënë Veseli.

Kurse, kryeministri Haradinaj duke folur për Ligjin për Paga, ka thënë se është arritur finalja e këtij ligji.

“Jam i vetëdijshëm që përgatitja për këtë ligj dhe puna qe ka ndodh i ka shqetësuar të gjitha kategoritë që paguhen nga buxheti. Mendoj se ne kemi arritur finalen e këtij ligji. Nuk ka qenë e lehtë as marrëveshja e sotme pa ndihmën e kryetarit. Është e ditur që qeveria e vendit është e interesuar ti jap përgjigje të gjitha kategorive që paguhen nga paratë e shtetit, jemi të interesuar të respektohet integriteti i të gjithëve në Kosovë, prandaj falënderoj shumë sindikatën”, ka theksuar Haradinaj./Gazeta Alo/