Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në një konferencë për media, ka thënë se koalicioni qeveritar po punon normalisht.
Derisa Kuvendi po punonte për Projektligjin për Dialogun Kosovë-Serbi, këto komente ai i bëri kur u pyet nëse ka mundësi që qeveria të rrëzohet pas miratimit të buxhetit për këtë vit, shkruan EO.
Edhe pse pranoi se kanë dallime me kryeministrin Haradinaj sa i përket taksës, ai u shpreh i bindur se po punojnë bashkë që t’i jepet mundësi kësaj qeverie që ta bëjë punën e saj.